NË SKENDERAJ
Kthehet Merlaku
9 September, 2016 @13:01
Përforcimi veror i Drenicës, Altin Merlaku, pritet të jetë i gatshëm për duelin e radhës.
Njoftimin e ka bërë vetë klubi i Drenicës, përmes faqes në Facebook, ku ka bërë të ditur se lojtari ofansiv i ekipit, Merlaku është shëruar nga lëndimi i pësuar dhe është në dispozicion të trajnerit Afrim Jashari.
Merlaku, që erdhi verës nga Dukagjini i Klinës te Drenica, u lëndua në duelin e xhiros së dytë, ndaj Hajvalisë, ku Drenica fitoi.
Drenica ka nisur në mënyrë më të mirë stinorin e ri të Superligës. Ekipi nga Skenderaj ka shënuar dy fitore dhe një barazim në tre xhirot e para dhe ka aktualisht 7 pikë.
Në fundjavë, Drenica është mysafire e Gjilanit. Ndeshja zhvillohet të shtunën më 10 shtator me fillim nga ora 15.