FIFA
FIFA s’lejon transferime për Realin dhe Atleticon
8 September, 2016 @18:50
Dy skuadrat nga Madridi, Real dhe Atletico, nuk do të kenë të drejtë të bëjnë transferime në dy afetet kalimtare të ardhshme.
Gjigantët spanjollë janë dënuar për shkak të transferimeve pa leje të lojtarëve nën 18 vjeç.
Vendimi për dënimin e tyre sapo është marrë nga shtëpia botërore e futbollit, FIFA.
Kështu, afati dimëror i janarit 2017 dhe afati verori i vitit 2017 do të kalojnë pa transferime të lojtarëve te Real Madridi dhe Atletico Madridi, ndërsa skuadrat në fjalë mund të bëjnë transferime vetëm në afatin e janarit të vitit 2018.