XHERDAN SHAQIRI
Trajneri tregon gjendjen e Shaqirit
8 September, 2016 @18:35
Lëndimi i Xherdan Shaqirit pritet ta lë atë edhe për një kohë jashtë fushave të blerta.
Ai nuk do të luajë së paku edhe në ndeshjen e kësaj fundjave në Premier League, ku skuadra e tij, Stoke City, do të përballet me Tottenhemin, konfirmon trajneri i Shaqës, Mark Hughes.
“Xherdani është pak i ngadalshëm në këtë moment. Ne kemi provuar dicka më ndryshe me të këtë javë, vetëm për ta përshpejtuar atë, por ai nuk do të jetë në dispozicion këtë fundjavë,” tha Hughes, njofton faqja zyrtare e Stoke Cityt.
Shaqiri ka rreth një muaj që nuk ka luajtur për shkak të problemeve me nyjen e këmbës. Ai së fund ka luajtur më 13 gusht për Stoke Cityn në ndeshjen kundër Middlesbrough, kur edhe kishte shënuar gol.