E KONFIRMON BRAZILIANI
Ronaldinho tregon vitin e pensionimit
9 September, 2016 @16:28
Pas problemeve me klubin e tij të fundit, Fluminensen, Ronaldinho ka konfirmuar publikisht që viti 2017 do të jetë viti i largimit të tij nga futbolli.
“Idea është që të luaj edhe për një vit dhe pastaj të largohem.
Jam 36-vjeçar dhe nuk jam më i ri. Kam fituar gjithçka dhe jeta ime ishte si një ëndërr.” - u shpreh ish-ylli i Barcelonës, Milanit e Paris Saint Germainit.
Lojtari më i mirë në botë i vitit 2005 gjithashtu shtoi që karriera e tij pas futbollit mund të jetë në muzikë.