Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STATISTIKA

Mourinho vs. Guardiola, histori dhe rivalitet

Foto: Sky Sports

Mourinho vs. Guardiola, histori dhe rivalitet


9 September, 2016 @14:55

Në prag të derbit të Manchesterit, padyshim që vend për koment lë edhe dueli mes dy strategëve, Jose Mourinhos dhe Pep Guardiolas, për të cilët ky nuk do të jetë takimi i parë kundër njëri-tjetrit. Për më tepër, 20 vite më parë Guardiola dhe Mourinho ishin miq të mirë, duke qenë se Jose Mourinho ishte pjesë e stafit të Bobby Robsonit te Barcelona, ndërsa Pep Guardiola asokohe ishte qendërmesfushor i skuadrës katalunase, mirëpo kjo miqësi ‘u shua’ kur portugezi dhe spanjolli u bënë figura të rëndësishme në krye të gjigandëve të ndryshëm evropianë.

Ndeshja ndërmjet dy skuadrave nga Manchesteri ka qenë gjithmonë interesante dhe rivaliteti nuk ka munguar në 5-6 vitet e fundit, mirëpo vëmendja është shtuar edhe më tepër pas ardhjes së dy prej trajnerëve më të mirë në botë të viteve të fundit. Rivaliteti i tyre i madh njihet tash e sa kohë, ndërsa në bazë të intervistave të ndryshme shihet që dy trajnerët nuk e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin, me ‘inatet’ që janë shtuar dukshëm prej vitit 2010, vit në të cilin Jose Mourinho me Interin e tij e eliminoi Barcelonën në ‘Camp Nou’ në gjysmëfinale të Champions Leagues.

Le të shohim disa statistika mes trajnerëve:

TITUJT

Që të dy kanë fituar nga 2 tituj të Champions Leagues. Jose e ka fituar këtë trofe me Porton (2004) dhe Interin (2010), kurse Guardiola me Barcelonën (2009 dhe 2011). Te titujt evropianë mund të përmendet edhe triumfi i Mourinhos në Europa League (Kupa UEFA e vitit 2003 me Porton). Spanjolli Guardiola po ashtu e ka fituar 3 herë Kupën e Botës për klube dhe 2 herë Superkupën e Evropës, ndërsa Mourinho nuk ka fituar asnjë nga këta trofe, pasi që ai veçse ishte larguar nga Porto, respektivisht Interi, menjëherë pas shpalles kampion i Evropës në maj të viteve përkatëse.

Kur jemi te titujt e ligave, Mourinho ka fituar 8 të tillë, kurse Guardiola 6.
Sa i përket kupave të ligës, Jose ka fituar 7 ndërsa Pep 4.

Që të dy trajnerët e kanë arritur tripletën nga 1 herë, Mourinho me Interin, Guardiola me Barcelonën.

PËRBALLJE DIREKTE

Jose Mourinho dhe Pep Guardiola janë takuar mes vete 16 herë. 7 herë ka fituar spanjolli, 3 herë portugezi kurse 6 ndeshje kanë përfunduar me barazim.

11 prej këtyre takime kanë qenë mes Realit e Barcelonës. 4 takimet e tjera ishin mes Interit e Barcelonës. 2 takimet u luajtën në grupet e Champions Leagues (Sezoni 2009/2010). Në Itali ndeshja përfundoi pa gola, kurse në Spanjë Barcelona fitoi 2-0.

Në të njëjtin sezon, skuadrat u takuan në gjysmëfinale. Interi i Mourinhos fitoi 3-1 në shtëpi, ndërsa në ‘Camp Nou’ takimi u mbyll 1-0, rezultat që e dërgoi Interin në finale, për t’u shpallur më pas kampion i Evropës pas fitores me Bayernin.

Golaverazhi në këto 16 takime është 26-16 për Guardiolën, ndërsa mesatarja e golave në këto ndeshje është 2.6 gola për ndeshje.

Fitorja më e thellë në përballjet direkte është ajo e Barcelonës ndaj Real Madridit me rezultat 5-0 në nëntor të vitit 2010.

Siç shihet, në përballje direkte Guardiola ka një avantazh, kurse te trofetë e fituar dhe përvoja në Premier League, Jose Mourinho ka një avantazh. Se kush do ta fitojë derbin e Manchesterit, mbetet të shihet nesër me fillim nga ora 13:30.


NË SKENDERAJ

Kthehet Merlaku

FFK Superliga

Kthehet Merlaku

09/09/16 @ 13:01

LUIS ENRIQUE

Iniesta e Mathieu, jo të gatshëm

La Liga

Iniesta e Mathieu, jo të gatshëm

09/09/16 @ 12:58

5 PËR VIKEND

Derbi i parë i vërtetë i Manchesterit dhe Interi i ri!

Premier League/Bundesliga/Serie A/Analiza

Derbi i parë i vërtetë i Manchesterit dhe Interi i ri!

09/09/16 @ 10:36

BOROZANI.COM LOJTARI I JAVËS

Dardan Jashari, lojtari i xhiros së tretë

FFK Superliga

Dardan Jashari, lojtari i xhiros së tretë

09/09/16 @ 08:47

TRAJNERI I MUAJIT

Trajner i muajit gusht, Bekim Shotani

FFK Superliga

Trajner i muajit gusht, Bekim Shotani

09/09/16 @ 08:45

FIFA

FIFA s’lejon transferime për Realin dhe Atleticon

La Liga

FIFA s’lejon transferime për Realin dhe Atleticon

08/09/16 @ 18:50

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

MEDIA TALK

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

04/07/23 @ 11:10

PREMIER LEAGUE

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

Premier League

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

21/06/23 @ 10:36

the GUNNERS

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

Champions League/Premier League/Transfere

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

14/06/23 @ 08:56

PARADA E FITUESVE

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

Champions League/Premier League

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

11/06/23 @ 23:51

MANCHESTER CITY KAMPION EVROPE

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

Champions League/Premier League

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

10/06/23 @ 23:03

CITY FITON EDHE KUPËN

Manchester City fiton edhe FA Cup

Premier League

Manchester City fiton edhe FA Cup

03/06/23 @ 21:08

POCH ZYRTARIZOHET TE CHELSEA!

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

Premier League/Transfere

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

30/05/23 @ 14:23

BILETA E FUNDIT PËR PREMIER LIGË 2023/24

Në Wembley, do të përcaktohet pjesëmarrësi i fundit i Premier Ligës 23/24

Premier League

Në Wembley, do të përcaktohet pjesëmarrësi i fundit i Premier Ligës 23/24

18/05/23 @ 11:24

FITORJA E SHTATË ME RADHË - I AFROHEN ZONËS "CHAMPIONS"

Salah hat-trick asistesh, Liverpool me shtatë fitore radhazi!

Premier League

Salah hat-trick asistesh, Liverpool me shtatë fitore radhazi!

15/05/23 @ 23:00


 
Të gjitha lajmet nga Premier League