GODET KOMISIONI
Gjobiten Liria e Gjilani
9 September, 2016 @15:49
Dy skudarat e Superligës, Liria e Gjilani, janë gjobitur me nga 800 euro secila nga KD e FFK-së, shkruan botimi i fundit i Komisionit Disciplinor të FFK-së.
Të dyja skuadrat janë dënuar në të holla për shkak të hudhjes së gjësendeve të ndryshme dhe shisheve, në drejtim të fushës dhe personave zyrtarë të ndeshjes, ka bërë të ditur njoftimi.
Liria për ndeshjen (Liria-Prishtina) ndërsa Gjilani në duelin (Gjilani-Ferronikeli).
Më tej, ndihmës trajneri i Hajvalisë, Agim Maliqi, është dënuar me masën e “qortimit” për shkak të sjelljeve josportive ndaj gjyqtarit kryesor në ndeshjen Hajvalia-Drenica.
Njejtë, është dënuar edhe Besmir Haxhikadria, zyrtar i Vëllaznimit për shkak të mosrespektimit të akteve normative të FFK-së në duelin Istogu-Vëllaznimi.
Mervan Bejtullahu, gjithashtu është ‘qortuar’ nga KD për shkak të lëshimeve si gjyqtar i katërt në ndeshjen Liria-Prishtina.