CRISTIANO RONALDO
Kthehet nga pushimi
9 September, 2016 @15:06
Pas pushimit të stërmerituar këtë fundjavë në ekipin e tij kthehet lojtari i vitit nga UEFA, kampioni i Ligës së Kampionëve me Real Madridin dhe fituesi i Kampionatit Europian me Portugalinë - Cristiano Ronaldo.
Real Madrid luan në “Santiago Bernabeu” ndaj Osasunas të shtunën, ndërsa Crisitano Ronaldo tashmë pritet të jetë i gatshëm për urdhërat e reja të Zinedine Zidane-it.