NË RUMANI
Llullaku shënon, por ekipi i tij mposhtet
9 September, 2016 @22:25
Sulmuesi i lindur në Istog, Azdren Llullaku, ka shënuar sonte golin e katërt të stinorit për ekipin e tij, Gaz Metan në Rumani.
Por goli i tij nga penalltia nuk siguroi fitoren për ekipin pasi që përkundër epërsisë, 1-0, Gaz Metan iu dorëzua Panduriit që u këndell për të fituar 1-3 në fund.
Llullaku 28 vjeç është ftuar njëherë nga kombëtarja shqiptare dhe ka qenë pjesë e ekipit në ndeshje ndaj Norvegjisë në kualifikime për “Brazili 2014”, por nuk është futur në lojë.