UEFA SQARON
50 ndeshje të kurdisura, bastoret dhe Skënderbeu
10 September, 2016 @12:56
Shtëpia europiane e futbollit, UEFA, ka bërë të ditur dje se kampioni i fundit i Shqipërisë, Skënderbeu, ka kurdisur mbi 50 ndeshje në vitet e fundit.
Sistemi i Detektimit të Mashtrimeve të Basteve, me saktësi ka konfirmuar para një paneli të UEFA-së se Skënderbeu ka qenë vazhdimisht i përfshirë në kurdisje, si në ndeshje vendore ashtu edhe ndërkombëtare.
Skënderbeu është aktualisht duke vuajtur suspendimin 1 vjeçar nga UEFA, me ç‘rast nuk u lejua të garojë në kualifikime për Ligë të Kampionëve dhe në vend të tij, FSHF delegoi nënkampionin, Partizanin.
KURDISJET:
Europa League: | 2 ndeshje | ||
Champions League: | 5 ndeshje | ||
Kategoria Superiore dhe Kupa e Shqipërisë: | 41 ndeshje |