NË SUHAREKË
Leotrim Brahimaj i sjell fitoren Ballkanit
10 September, 2016 @17:22
Skuadra e Ballkanit të Suharekës ka shënuar fitoren e dytë me radhë në shtëpi dhe është këndellur nga humbja e thellë e pësuar në xhiron që shkoi nga Vëllaznimi.
Leotrim Brahimaj, golashënuesi kryesor i skuadrës që po drejtohet nga Gzim Hasi, ka shënuar golin vendimtar të takimit dhe atë të tre pikëve të reja për skuadrën e tij.
Në të njejtën kohë, kjo ka qenë humbja e parë e Kosovës së Prishtinës këtë stinor.