NË OBILIQ
Vula përsëri shënon, por Vëllaznimi s’fiton
10 September, 2016 @17:08
Sulmuesi i dalluar i Vëllaznimit, Lekë Vula, ka shënuar golin e tij të radhës në Ligë të Parë sot, për t’i dhënë epërsinë Vëllaznimit në Obiliq ndaj KEK-ut, por ekipi i tij nuk është kthyer në Gjakovë me 3 pikë.
Kjo, pasi që KEK-u u këndell shpejt pas golit të pranuar dhe përmes Visar Sahitit barazoi rezultatin në 1-1 që mundësoi një pikë për ekipin e tij.
Sidoqoftë, Vëllaznimi vazhdon pa humbje në Ligë të Parë këtë stinor, duke e arritur kuotën e 5 pikëve pas 3 xhirove, ndërsa KEK-u ka regjistruar barazimin e parë, pas një fitoreje dhe një disfate.
STAT:
Lekë Vula ka shënuar 6 gola për Vëllaznimin këtë stinor, ose 67% të golave të ekipit. |