EMIRATES
Debuton Mustafi, Cazorla shpëton Arsenalin
10 September, 2016 @17:58
Një ndeshje tejet interesante u zhvillua sot në ‘Emirates Stadium’ sot, ndeshje në të cilën fituesi u përcaktua në çastet e fundit të takimit, me Arsenalin që e fitoi një penallti, e cila u konkretizua në gol dhe bëri që skuadra e Arsene Wenger të largohej me pikë të plota nga fusha.
Goli i fitores u shënua nga Santi Cazorla, ndërsa më parë për Arsenalin kishte shënuar edhe qendërmbrojtësi Koscielny me gërshërë. Për Southamptonin goli erdhi nga gjuajtja e lirë e Tadic, e cila në fund u prek nga shpina e Petr Cech dhe topi përfundoi në portë.
Gjithashtu, ky ishte takimi në të cilin debutoi edhe Shkodran Mustafi, i cili luajti për plot 90 minuta. Ndërsa asnjë minutë nuk i takoi Granit Xhakës, i cili ishte rezervist i papërdorur nga Arsene Wenger në takimin e sotëm.
Pas 4 xhirove, Arsenali ka 7 pikë, kurse Southamptoni vetëm 2.