SHAHIN HAXHIISLAMI
Elshani ndal Prishtinën
11 September, 2016 @16:45
Superliga e Kosovës tashmë nuk ka asnjë skuadër me bilanc të qindpërqindtë.
Për këtë u përkujdes futbollisti i Besës, Qemail Elshani, i cili shënoi në minutën e 90’ të ndeshjes kundër Prishtinës, për ta mos lënë këte të fundit të shkojë në shtëpi me pikë të plota.
Më parë, bardhekaltërit kishin kaluar në epërsi me golin e sulmuesit 20 vjeçar afrikan, Basit Abdul Khalid, i cili shënoi në minutën 17’.
Pavarësisht këtij rezultati, Prishtina mbetet në krye të radhitjes tabelare me 10 pikë, dy më shumë se skuadra e Besës.
Për ndryshe, këto dy skuadra edhe më tej mbesin si dy skuadrat e vetme pa humbje në Superligë.