NË DEÇAN
Dukagjini kap kreun
11 September, 2016 @18:02
Skuadra e Dukagjinit ka shënuar fitore tepër të rëndësishme sot në Deçan ndaj ekipit me të njejtin emër, për t’iu bashkangjitur kreut të tabelës së Ligës së Parë.
Dukagjini kështu pas tre xhirove vazhdon pa humbje, ndërsa ekipi ka arritur në ndeshje ndaj Deçanit të përmbys epërsinë e vendasve pre 1-0, në 1-3 me anë të golave të shënuara nga: Kadri Kastrati, Arb Manaj dhe një autogol për të shënuar fitore 2-3 në fund.
Në xhiron e radhës Dukagjini pret Rahovecin në Klinë, ndërsa Deçani udhëton te ‘pampurët’ në Fushë Kosovë.
Dukagjini tash kryeson Ligën e Parë bashkë me 2 Korrikun me nga 7 pikë.
Deçani mbetet pa fitore në Ligë të Parë pas 3 xhirove dhe ka vetëm një pikë të fituar deri tani.