RIZA LUSHTA
Trepça ‘89 bindëse ndaj Llapit
11 September, 2016 @16:33
Skuadra e Trepçës ‘89 e ka harruar shpejt humbjen e thellë ndaj Feronikelit javën e kaluar.
Ekipi i trajnerit Bekim Shotani, e mposhti Llapin me rezultat bindës, 3-0.
Florent Hasani ishte ai i cili shënoi golin e parë për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi, ndërsa 9-shi i mitrovicasve, Fiton Hajdari, shënoi edhe dy gola të tjerë, për t’i siguruar fund të qetë ekipit vendas.
TABELA AKTUALE
Kjo është fitorja e tretë për Trepçën ‘89, e cila tani ka 9 pikë, derisa Llapi mbetet 6 pikë pas katër xhirove të para në Superligë.