DEBUTIMI
Rrahmani e nis mbarë me Lokomotivën
11 September, 2016 @19:05
Qendërmbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, e ka filluar mbarë aventurën e tij të re te skuadra kroate, Lokomotiva Zagreb, tek e cila u transferua ditë më parë në formë huazimi nga Dinamo Zagrebi.
Rrahmani ka qenë titullar sot në ndeshjen e tij debutuese, ku skuadra e tij shënoi fitore me rezultat 2-3 kundër Slaven Belupos.
Sikurse Rrahmani, titullar ishte edhe mesfushori shqiptar Endri Çekiçi, derisa Eros Grezdës nuk iu dha rasti nga trajneri dhe e përcjelli ndeshjen nga banka rezerve.
Në anën tjetër, për Slaven Belupon u paraqit nga minuta e parë mbrojtësi 22 vjeçar nga Presheva, Fidan Aliti.