Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEBUTIMI

Leon Dajaku debuton te Union Berlini

Leon Dajaku debuton te Union Berlini


20 January, 2021 @23:52

Leon Dajakut i kanë mjaftuar vetëm tri ditë stërvitje me ekipin e tij të ri, Union Berlin, që ta bindë trajnerin e tij për t’i dhënë hapësirë në lojë.

19 vjeçari i huazuar nga Bayerni, sot ka debutuar me fanellën e Unionit në ndeshjen kundër skuadrës së fortë nga Bundesliga, Leipzig.

Dajaku u inkuadrua në minutën 61’ duke e zëvendësuar sulmuesin Cedric Teuchert, ndërsa angazhimi i tij ishte i pamjaftueshëm për t’i shpëtuar humbjes me rezultat minimal, 1-0.

Kosovari më parë ka pasur paraqitje në Bundesligë edhe me fanellën e skuadrave Stuttgart dhe Bayern Munchen.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga