Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA

“Lewandowski” ndahet me Malishevën

“Lewandowski” ndahet me Malishevën


22 June, 2021 @22:32

Njëri ndër lojtarët më të mirë të Malishevës në stinorin e kaluar, Albion Rrahmani, nuk do të jetë pjesë e skuadrës në stinorin e ri.

Sulmuesi me nofkën “Lewandowski i Malishëvës”, largimin e tij e njoftoi përmes llogarsë së tij personale në Facebook.

Rrahmani falenderoi klubin, trajnerët, bashkëlojtarët dhe tifozët, derisa ka thënë se në ditët në vijim do të vendos për të ardhmen e karrierës së tij.

Albioni luajti rolin kryesor në ngritjen e Malishevës në Superligë, dhe ka qenë golashënuesi më i mirë i Ligës së Parë A me 16 gola të shënuara.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga