LIBURNI - PRISHTINA
Liburni i pandalshëm, ngrit epërsinë
16 November, 2018 @22:02
Skuadra e futsallit nga Gjakova, Liburn, ka shënuar fitore të rëndësishme në duelin e parë të xhiros së gjashtë të Superligës.
Gjakovarët kanë mposhtur Prishtina futsallin 6-3 sonte në palestrën Shani Nushi, për të ngritur epërsinë në krye të klasifikimit në gjashtë pikë dallim, duke pasë parasysh që pikërisht të kaltërit e kryeqytetit janë ndjekësit kryesor të tyre.
Me këtë fitore, e gjashta me radhë në Superligë, Liburni duket i pakapshëm këtë stinor dhe po ecën me hapa të mbarë drejt titullit.
Në anën tjetër, Prishtina tash ka regjistruar edhe humbjen e dytë të stinorit dhe dallimi prej gjashtë pikësh me kryesuesin aktualisht duket i largët.