Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA'89

Lideri i Ligës së Parë A, zyrtarizon ndarjet

Pamje nga stërvitjet e Trepçës'89/ Foto: KFTrepça'89/fb/B. Pllana

Lideri i Ligës së Parë A, zyrtarizon ndarjet


31 January, 2022 @14:56

Tre futbollistë janë ndarë zyrtarisht me Trepçën’89 ka bërë të ditur klubi mitrovicas sot, derisa tashmë lojtarët kanë gjetur klubet e tyre të reja, ose janë në kërkim e sipër.

Zeki Ademi, Nikson Mema dhe Lis Demiri janë treshja me të cilat ‘89-shi që drejtohet nga Shpëtim Idrizi ka ndarë rrugët për pjesën pranverore të stinorit.

“Klubi i Futbollit Trepça’89 njofton ndërprerjën e kontratës me këta futbollist gjatë këtij afati kalimtar. Klubi ju dëshiron fat dhe sukses.
Faleminderit dhe Mirëupafshim,”
ka shkruar shkurt njoftimi i “minatorëve” shoqëruar me fotot e lojtarëve në fjalë.

Kujtojmë, Trepça’89 ka kryer pjesën e parë të stinorit në Ligën e Parë Grupi A si lidere, me 5 pikë më shumë sesa ndjekësja e parë, Trepça. Ekipi i Shpëtim Idrizit po synon rikthimin e menjëhershëm në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga