TREPÇA'89
Lideri i Ligës së Parë A, zyrtarizon ndarjet
31 January, 2022 @14:56
Tre futbollistë janë ndarë zyrtarisht me Trepçën’89 ka bërë të ditur klubi mitrovicas sot, derisa tashmë lojtarët kanë gjetur klubet e tyre të reja, ose janë në kërkim e sipër.
Zeki Ademi, Nikson Mema dhe Lis Demiri janë treshja me të cilat ‘89-shi që drejtohet nga Shpëtim Idrizi ka ndarë rrugët për pjesën pranverore të stinorit.
“Klubi i Futbollit Trepça’89 njofton ndërprerjën e kontratës me këta futbollist gjatë këtij afati kalimtar. Klubi ju dëshiron fat dhe sukses.
Faleminderit dhe Mirëupafshim,” ka shkruar shkurt njoftimi i “minatorëve” shoqëruar me fotot e lojtarëve në fjalë.
Kujtojmë, Trepça’89 ka kryer pjesën e parë të stinorit në Ligën e Parë Grupi A si lidere, me 5 pikë më shumë sesa ndjekësja e parë, Trepça. Ekipi i Shpëtim Idrizit po synon rikthimin e menjëhershëm në Superligë.