Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAMPURËT FITOJNË

Lideri mban kreun

Lideri mban kreun


25 February, 2023 @18:08

Fushë Kosova ka shënuar fitore ndaj Vjosës në një ndeshje tejet interesante në kuadër të Ligës së Parë Grupi B, derisa ekipi i Burim Shalës ka luftuar për të siguruar fitoren, pasi që Vjosa e Leotrim Krasniqit është treguar mjaft kërkuese.

Sulmuesi Rilind Haziraj ua solli fitoren vendasve, pas një penalltie të fituar pak para fundit të pjesës së parë të ndeshjes, derisa Fushë Kosova arriti fitoren e parë pranverore pas fillimit të saj me barazim në xhiron e kaluar.

Fushë Kosova 2-1 Vjosa [Edison Neziri 35, Rilind Haziraj 44pen. - Drin Ymeri 19]

Vjosa që tashmë po drejtohet nga Krasniqi, ka pësuar që në përballjen e parë si mysafir me trajnerin e ri të saj.

Fushë Kosova pas 16 ndeshjesh është e para me 35 pikë, ndërsa Vjosa me 23 pikë është e pesta, në mes të tabelës.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë