Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SPIELTAG @ BUNDESLIGA 2

Lideri ndalet, Hamburg kap pozitën e dytë

Foto: HSV/fb

Lideri ndalet, Hamburg kap pozitën e dytë


17 May, 2020 @15:40

Pas dueleve të fundit të Bundesligës 2 të zhvilluara në ora 13:00, lideri i ligës Arminia Bielefeld ka dështuar në fund që të fitojë dhe të ngris distancën në krye të klasifikimit, pasi që ka barazuar ndaj Osnabruckut 1-1.

Ka qenë sulmuesi kryesor i ekipit Fabian Klos ka qenë i saktë nga pika e bardhë për t’ia dhënë epërsinë liderit, por mysafirët kanë reaguar në sekondat e fundit të ndeshjes me gjermanin Marcos Alvarez që i ka sjellë pikë jetike mysafirëve.

REZULTATET DHE GOLAT:

Arminia - Osnabruck 1-1 [Klos 17p - Alvarez 90];
St Pauli - Nurnberg 1-0 [Gyokeres];
Greuter Furth - Hamburg 2-2 [Nielsen 35, 90 - Pohjanpalo 41, Dudziak 48];
Wehen Wiesbaden - Stuttgart 2-1 [Schaffer 50, Tietz 90p - Gonzales 83].

Një pikë e fituar nga Hamburgu në derbi ndaj Greuther Furthit në përballjen që përfundoi 2-2, ka qenë mjaft që mysafirët të arrijnë në pozitën e dytë të klasifikimit, pasi që Stuttgart nuk i bëri ballë ekipit që po lufton për mbijetesë Wehen Wiesbaden, duke u mposhtur nga ata 2-1.

Bundesliga 2 Tabelle


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga