Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

S'KA HUMBJE

Lideri, nuk mposhtet

Lideri, nuk mposhtet


27 September, 2015 @15:21

Edhepse Drita ishte shumë afër fitores, lideri i Superligës, Trepça’89, nuk është zmbrapsur fare, duke kërkuar dhe në fund, edhe duke gjetur golin e barazimit - për të mbetur ekipi i vetëm i pamposhtur i Superligës edhe pas 7 xhirove të zhvilluara në elitën e futbollit vendor. 

Drita kishte marrë epërsinë pas golit të Alban Shillovës, që kishte shënuar lehtë në minutën e 44-të të ndeshjes, pasi që Xhevdet Shabani kishte depërtuar në zonë dhe asistuar për ‘të. 

Golin e barazimit për Trepçën’89 e shënoi Pleurat Hajdini, një gol të bukur, disa minuta para fundit të takimit. 

TABELA AKTUALE 

Mitrovicasit mbeten të pamposhtur dhe lider të Superligës, derisa Arsim Thaçi vazhdon të drejtojë skuadrën me plotë siguri. 

Lideri, nuk mposhtet 


 
Të gjitha lajmet nga