4 NDESHJE NESËR

BOROZANI/D.S.
Lideri pret kampionin në derbi
15 May, 2015 @14:20
Lideri i Superligës, Ferronikeli do të përballet nesër me Kosovën e Vushtrrisë në Prizren, duke kërkuar fitoren e radhës në Superligë dhe vazhdimin e mbrojtjes së vendit të parë.
Ekipi i Gani Sejdiut duket në formë të mirë, derisa në përballjet e kaluara ndaj Kosovës së Vushtrrisë, kampione në fuqi, ka regjistruar një barazim 0-0 dhe një fitore si mysafir 0-2, përmes golave të Bujar Shabanit dhe Përparim Livorekës.
Në anën tjetër, edhe ekipi i Bekim Shotanit është në formë të mirë, hiç humbjen e xhiros së fundit nga Prishtina 1-0. Para xhiros së fundit, Kosova ka pasur ecuri prej 9 ndeshjesh pa humbje, me Milot Rashicën në top formë.
Ndeshjet tjera
Te ndeshjet tjera të nesërme, Drenica e Drita do të luftojnë për pikët që të largohen nga zona e Play-Outit, sikurse edhe Istogu që do të kërkojë fitore ndaj Ferizajit të dëshpëruar pas humbjes së fundit nga Vëllaznimi.
Derbi tjetër luhet në Prishtinë, ku bardhekaltërit si ndjekës të vetëm serioz të liderit, do të kërkojnë të kalojnë pengesën mitrovicase që drejtohet nga ish trajneri i tyre, Afrim Tovërlani.
Ora e ndeshjeve
Ferronikeli, për shkak të transmetimit të drejtpërdrejtë fillon në ora 15:00, ndërsa ndeshjet tjera nga ora 16:00.
REZULTATET, TABELA AKTUALE, GOLASHËNUESIT DHE STATISTIKA TJERA