UKRAINIAN POWER
Rrugëtimi i Dnipros, drejt finales së parë europiane
15 May, 2015 @9:20
Ende në ëndërr! Jo, Dnipro është aty. Në finalen e parë të futbollit europian, atë të Europa League, pas një stinori të mrekullueshëm europian për ekipin modest ukrainas.
Me një portier si Denys Boyko, që ka lënë të paprekur portën e tij në pesë ndeshje si vendas dhe duke bërë ‘parada’ në çdo kënd të portës, Yevhen Seleznyov, me golin e tij të dytë ndaj Napolit në gjysmëfinale, ndërsa të vetmin në ndeshjen e mbrëmshme - do t’i dalin përballë mbrojtësit të këtij trofeu, Sevillës, më 27 maj në Varshavë të Polonisë, ku është përcaktuar të luhet finalja.
Dnipro nisi misionin e pabesueshëm në Play-Off, për të siguruar fazën grupore, pasi që eliminoi Hajdukun e Splitit me 2-1 dhe 0-0 në dy ndeshje.
U fut në Grupin I, ku i jepeshin pak gjasa karshi Interit dhe St Ettienit. Me 7 pikë, ata dolën si vendi i dytë në grup, pas Interit.
Befasuan Olympiacosin në 1/32 të finales së Europa League, për të vazhduar me eliminimin e Ajaxit në të tetën e finales.
Pastaj ranë: Brugge në çerekfinale, e dje Napoli në gjysmëfinale.
Tashmë, në Varshavë, do të shkruajnë historinë e klubit, pa marrë parasysh epilogun e finales.