SHTYHET LIGA E PARE
Liga e Parë shtyhet dhe nëse klubet vonohen i humbin ndeshjet në tavolinë!
18 September, 2020 @16:04
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se Komisioni i Garave të Ligës së Parë të Kosovës ka shtyer fillimin e kampionatit për shkak se disa klube nuk i kanë kryer ende kontrollet mjekësore të lojtarëve.
Kjo ka bërë që Liga e Parë, e paraparë të nis një javë më vonë se Superliga të shtyhet për një datë tjetër, ndërsa FFK ka bërë të ditur se fundi i javës tjetër është afati i fundit për të dërguar dokumentacionin e kontrolleve të kryera mjekësore.
Në rast se skuadrat nuk do t’i bëjnë ato, atëherë ndeshjet e parapara do t’i humbin me rezultat zyrtar.
“Komisioni i Garave ka vendosur ta shtyjë fillimin e kampionatit të ri në Ligën e Parë për shkak se disa klube nuk i kanë kryer ende kontrollimet mjekësore. Në rast se klubet nuk i kryejnë kontrollimet mjekësore deri javën tjetër, atëherë ndeshjet do t’i humbin me rezultat zyrtar,” ka bërë të ditur FFK-ja.