KOKSH

Lilaj më i miri i Shqipërisë
28 December, 2015 @12:28
Vetëm pak ditë pasi u shpall lojtari i vitit nga Federata Shqiptare e Futbollit, futbollisti i Skënderbeut, Sabien Lilaj, ka fituar edhe një tjetër çmim prestigjioz.
Ai kësaj radhe është shpallur “Sportisti i vitit”, nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) në ceremoninë e zhvilluar dje në Tiranë.
Lilaj ka qenë njëri nga më meritorët te skuadra e Skënderbeut, e cila sivjet shkroi historinë duke u bërë skuadra e parë shqiptare e kualifikuar në fazën grupore të Europa League.