ME SHENJË TË RE

City prezenton llogon e re
27 December, 2015 @12:43
Pas konsultimeve të shumta, në mes tyre edhe me tifozët e klubit, Manchester City ka prezentuar dje llogon e re të klubit.
Dje para ndeshjes me Sunderlandin në ekranin e madh në Etihad u paraqit edhe zyrtarisht llogoja e re e klubit të Cityt, derisa ekipi fitoi 4-1 ndeshjen.
E përshkruar nga klubi përmes një komunikate si “origjinalja moderne” llogoja u paraqit pas 30 ditëve konsultim mes dizajnerëve dhe tifozëve.
