NGA TË PËRDITSHMET

Foto: premierleague.com
Chelsea vendos për Van Gaalin
27 December, 2015 @12:20
Tema kryesore është Louis Van Gaal. Të përditshmet angleze kanë aguar me njoftimin kryesor për fatin e trajnerit të Manchester Unitedit, Louis Van Gaal, i cili dje ka thënë se mund të largohet edhe vetë, pa e shkarkuar klubi.
E Daily Star bashkë me Daily Mailin kanë shkruar se ndeshja e nesërme ndaj Chelseat do të vendos, nëse Van Gaal do të jetë ende trajner i Unitedit.
Rezultati negativ nga kjo ndeshje mund të sjell dorëheqjen e strategut holandez të kritikuar shumë për shkak të lojës defanzive që po aplikon me ekipin e tij.
Manchester United tashmë nuk ka shënuar fitore në 5 ndeshjet e fundit, derisa ka regjistruar 3 humbje radhazi së fundi: nga Bournemouth, Norwich City dhe Stoke City.
Me fillim nga ora 18e30 në Old Trafford, United ndeshet me Chelsean.

