BESA - RAHOVECI

Foto: KF Rahoveci / FB
Liman Morina vendimtar, Rahoveci fiton ndaj Besës
24 April, 2022 @16:23
Një gol i Liman Morinës i ka mjaftuar sot Rahovecit që ta fitojë 0-1 takimin e luajtur në udhëtim te Besa e Pejës.
Pas 45 minutave lojë, rezultati mes skuadrave ishte i bardhë, e fitoren “vreshtarët” e siguruan në pjesën e dytë.
Heroi i skuadrës së Rahovecit sot ishte Liman Morina, që me golin e tij i jep qetësi Rahovecit në luftën për mbijetesë kur kanë mbetur edhe 3 xhiro deri në fund të kampionatit.
Në anën tjetër, Besa ndodhet e fundit në Grupin A dhe e rrezikon shumë rënien në Ligën e Dytë të Kosovës.
Xhiron që vjen, Besa i shkon Vëllaznimit në Gjakovë, kurse Rahoveci e pret në shtëpi Drenasin.