FERONIKELI'74 2-2 LIRIA
Pamje nga një ndeshje e kaluar/ TOPSPORTI/ D. S.
Liria barazon në kohë shtesë ndaj liderit, që luajti me 1 lojtar më pak!
7 October, 2022 @15:04
Skuadra e Lirisë ka siguruar barazim ndaj liderit të Ligës së Parë Grupi A, përkundër se këta të fundit luajtën me 10 lojtarë mbi 60-minuta lojë.
Feronikeli’74 i drejtuar nga ish-trajneri i Lirisë, Granit Begolli, edhe pse ishte në disavantazh ka arritur të përmbys rezultatin ndaj prizrenasve me një lojtar më pak në fushë për tu kënaqur me barazim në fund.
Labinot Ibrahimi mori karton të kuq në minutën e 27 të ndeshjes te Feronikeli’74, ndërsa Liria kaloi në epërsi me penalltinë e dhënë të Blendi Memajt.
Barazuan vendasit shpejt përmes Gentrit Ullurit, ndërsa pas disa rasteve të Liridon Fetahajt deri në fund të pjesës së parë, 45-minutat e para u mbyllën 1-1.
Në pjesë të dytë së pari Rogova qëlloi shtyllën e mysafirëve, ndërsa më pas ata fituan penalltinë, të cilën Drilon Hodaj e mbrojti, por Dren Gashi në tentimin e përsëritur shënoi për 2-1. Sipas referit, Hodaj kishte dalë nga vija para se të shutohet penalltia.
E deri në fund të ndeshjes Liria nisi presionin për të kërkuar pikë, të cilën në fund edhe e arriti përmes Mulajt, për përfundimtaren Feronikeli’74 2-2 Liria [Gentrit Ulluri 35, Dren Gashi 80 pen. — Blendi Memaj 30 pen., Arvin Mulaj 90+3].
Barazimi ndali serinë e të dyja ekipeve që ishin në formë të mirë duke fituar, Feronikeli’74 u fut në ndeshje me dy fitore radhazi, ndërsa Liria e Xhengis Rexhepit vinte në “Rexhep Rexhepi” me 3 fitore radhazi.