ÇFARË GRUPI!

Slavia-Cluj përfundon! Ballkani mbyll javën si lider në grup!
6 October, 2022 @22:58
Posa ka përfunduar edhe ndeshja tjetër e xhiros së tretë të Grupit G ndërmjet Slavias së Pragës dhe Clujit, ndërsa mysafirët rumun kanë marrë fitoren e parë të grupit.
Fitorja minimale e Clujit në Pragë 0-1 [Rangelo Janga 45], ka bërë që të gjitha skuadrat të kenë nga katër pikë pas tri ndeshjeve, por Ballkani ka goldallimin që e bën atë të mbyllë si lider grupin!
Derisa javën tjetër Ballkani pret Sivasin në Prishtinë, Cluj pret Slavian, në kuadër të xhiros së katërt, në grupin ku po dëshmohet se të gjitha ekipet janë të cilësisë aty-aty.
Shiko: GOLAT E BALLKANIT NË FITOREN HISTORIKE
i:
Ndeshjet e radhës: | 13 tetor: Ballkani - Sivas | 13 tetor: Cluj - Slavia |
GRUPI G, TABELA AKTUALE
1 | Ballkani (KOS) | 3 ndeshje | 4 pikë | Goldallimi: 7-7 |
2 | Sivasspor (TUR) | 3 ndeshje | 4 pikë | Goldallimi: 5-5 |
3 | Slavia (CZE) | 3 ndeshje | 4 pikë | Goldallimi: 4-4 |
4 | Cluj (ROM) | 3 ndeshje | 4 pikë | Goldallimi: 2-2 |