Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SIVASSPOR - BALLKANI

Çfarë Ballkani madhështor, fiton ndaj Sivassporit në Turqi!

Çfarë Ballkani madhështor, fiton ndaj Sivassporit në Turqi!


6 October, 2022 @20:45

Pas barazimit historik ndaj Clujit në xhiron e parë, Ballkani ka shënuar një tjetër rezultat historik në kuadër të grupeve të Conference League.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja sonte shënoi një fitore të madhe ndaj Sivassporit në Turqi. Këtë të fundit Ballkani e mposhti 3-4, pas një 90-minutëshi tejet interesant dhe dramatik.

Ndonëse pësoi gol që në minutën e parë, Ballkani nuk ra pre e presionit dhe reagoi mirë. Armend Thaqi shënoi për 1-1 në minutën e 20’, kurse për 1-2 të suharekasve u përkujdes mbrojtësi tjetër, Arbër Potoku (31’).

 

Duke kryer secili në mënyrën më të mirë të mundshme detyrat e veta, lojtarët e Ballkanit e menaxhuan tejet mirë ndeshjen dhe në minutën e arritën ta çojnë epërsinë në 1-3. Golin e tretë të kampionit në fuqi të Kosovës e shënoi Meriton Korenica në minutën e 68’.

 

Më pas, fillimisht turqit e ngushtuan rezultatin në 2-3, e më pas e barazuan në 3-3 (90+2’), por kur u mendua se Ballkani përsëri do ta lëshonte ndeshjen nga dora, siç bëri ndaj Clujit në Prishtinë, në skenë doli Ermal Krasniqi, i cili në minutën e 90+4’ shënoi për 3-4 dhe ia dhuroi fitoren Ballkanit, të parën në histori për një skuadrër të Kosovës në një grup të garave evropiane për klube.

 

Pas 3 ndeshjeve në grup, Ballkani ka plot 4 pikë dhe me të drejtë mund të besojë në kalimin e grupeve, një gjë e pamenduar dhe e paparashikuar më parë. 4 pikë ka edhe Sivasspori, kurse Slavia Praga (4 pikë) ndeshjen e xhiros ndaj Clujit (1 pikë) nuk e ka zhvilluar ende (e luan sonte me fillim nga ora 21:00).

Ndeshjen e ardhshme në Conference League Ballkani e luan më 13 tetor përsëri ndaj Sivassporit, por kësaj radhe në Prishtinë.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League