LIRIA
Liria i beson Samuel Nikajt për rikthim
28 June, 2019 @21:22
Skuadra prizrenase, Liria, arriti marrëveshje me trajnerin shkodran Samuel Nikaj.
Nikaj është i njohur me inkuadrimin e skuadrava nga Liga e Parë në Superligë, gjë që e ka bërë me Flamurtarin e Vushtrrinë në Kosovë, si dhe me Kastriotin në Shqipëri, prandaj për të njejtën detyrë është emëruar edhe nga klubi prizrenas.
Liria stinorin e kaluar nuk arriti të mbetet në Superligë, derisa synimi sezonin që vjen është rikthimi në elitën e futbollit kosovar përsëri.