PP: LIRIA - VUSHTRRIA

Liria mbyll 45 minutat në epërsi
21 May, 2022 @16:00
Liria ka mbyllur pjesën e parë të ndeshjes së barazhit ndaj Vushtrrisë në epërsi, pas një dominimi të bërë përgjatë 45 minutave.
Futbollisti i Lirisë Liridon Fetahaj ka shënuar penalltinë në minutën e fundit të pjesës së parë, pasi që VAR kishte ftuar Visar Kastratin gjyqtar, për të shikuar një rast të dyshimtë, kur Astrit Berisha qëlloi topin por u ndal nga mbrojtja e Vushtrrisë - e kjo doli të ishte prekje e dukshme me dorë, që ndali pasimin për gol.
Liria mbylli 45-minutëshin 1-0 ndaj Vushtrrisë.
Sa i përket 45 minutave të para në përgjithësi, Liria ka shënuar me të nisur ndeshja përmes Altin Aliut, që u ndal nga anësorja Lumturije Muhadri, pasi ishte në ofsajd. Pas kësaj edhe Astrit Berisha kishte rast ideal, derisa shuti i tij u ndalë nga Ismet Caka i Vushtrrisë.
Më pas, Vushtrria tentoi me Labinot Osmanin kapiten. Ai pati rast ideal, por shuti i tij u mbrojt nga Daylan Hawes, derisa më parë kishte gabuar në hapa Roni Gashi, për t’ia dhënë rastin për gol Osmanit.