VENDIMI I KLUBIT
Liria në karantinë para Prishtinës
10 March, 2016 @15:36
Futbollistët e Lirisë do të shkyqen nga bota nesër pas stërvitjes me skuadrën. Bardhezinjëve do t’iu mirren edhe telefonat përveç që do të qëndrojnë në karantinë para derbit ndaj Prishtinës.
Njoftimin e ka bërë të ditur web faqja zyrtare e klubit të Lirisë sot, derisa vendimin e ka marrë Bordi i ekipit, ka bërë të ditur kryetari i klubit Mirsad Çollaku sot.
Përballja Prishtina - Liria zhvillohet të shtunën në kryeqytet me fillim nga ora 13e30 ndërsa referi kryesor i ndeshjes do të jetë Fatmir Tahiri.
Të dyja skuadrat nuk po kalojnë formë të mirë këtë stinor, edhe pse Liria është më lartë e renditur se Prishtina në klasifikim.
Liria në xhiron e fundit mposhti Trepçën’89 në Prizren 2-0, ndërsa Prishtina u mposht nga Gjilani 1-0 si mysafir.