Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

Liria nisi përgatitjet për edicionin e ri

Pamje nga një festë-goli të lojtarëve të Lirisë, në stinorin 2021/22/ TOPSPORTI

Liria nisi përgatitjet për edicionin e ri


10 July, 2022 @10:18

Skuadra prizrenase që arriti deri në ndeshje të barazhit të Ligës së Parë në stinorin e kaluar, Liria, ka nisur që të mërkurën përgatitjet për edicionin e ri të garave të Ligës së Parë.

Një njoftim i lëshuar nga klubi dje, ka bërë të ditur që ekipi ka nisur përgatitjet për stinorin e ri nën drejtimin e trajnerit të emëruar muajin e kaluar, Xhengis Rexhepi, ndërsa gjithashtu është shkruar se shumë futbollistë po testohen nga trajneri.

“Të mërkurën Liria ka nisur përgatitjet për edicionin e ri 2022/23. Në këtë fazë ka edhe shumë futbollistë që po testohen nga trajneri Xhengis Rexhepi,” - ka shkruar njoftimi, i shoqëruar nga një video e shkurtë.

Liria që përfundoi në pozitë të dytë të Ligës së Parë Grupi A, nuk arriti të kalojë në PlayOff të Superligës, pasi që u mposhtë nga Vushtrria me penallti, ku i vetmi që kishte dështuar të shënojë për bardhekaltërit ishte Viktor Kuka. Ky i fundit sot është pjesë e Flamurtarit. Pos tij, nga ekipi janë larguar edhe disa lojtarë të rëndësishëm si Roni Gashi, Ermal Vitija, etj.

KF Liria për edicionin e ri të garave po tenton të kërkojë përsëri Superligën, duke qenë se tashmë po kalon stinorin e katërt në Ligë të Parë (rekord, më së gjati në histori). Ekipi nuk ka bërë të ditur ende për asnjë përforcim apo largim nga skuadra, ndërsa një numër bukur i mirë i skuadrave tjera veçse ka kompletuar pjesën më të madhe të ekipit për stinorin 22/23.

Pritjet janë të mëdha nga Liria në stinorin 22/23, derisa ekipi në fund të stinorit të kaluar pati ngritje dhe pësoi ndryshim duke u bërë kalimi në pronësi private.

Më 10 qershor ekipi edhe zyrtarisht u nda nga trajneri i kaluar Granit Begolli, derisa nëshkroi me Rexhepin (që ka qenë ndihmës-selektor i Maqedonisë së Veriut në EURO) ndërsa lojtarët shkuan në pushim. E më 29 qershor ekipi bëri të ditur se ka nënshkruar marrëveshje me sponsor gjeneral të ekipit! Tetovarin 40-vjeçar me përvojë të madhe në skuadra të ndryshme (ka qenë edhe trajner i Llapit dhe i Dukagjinit në Superligë), ndërsa ka qenë edhe ndihmës-trajner në Sivasspor të Turqisë, e pret një sfidë jo e lehtë në Ligë të Parë.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë