NË PRIZREN
Liria pranon topa si ndihmë
17 March, 2016 @14:58
Arben Simitçiu dhe Nikollë Sherri, prizrenas që jetojnë në Prag të Çekisë kanë ndihmuar me topa ekipin e Lirisë.
Njoftimin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Lirisë sot, derisa kryetari i ekipit bardhezi nga Prizreni, Mirsad Çollaku, ka falenderuar bashkëvendasit duke inkurajuar edhe të tjerët që të ndjekin shembullin e dyshes Simitçiu-Sherri.
Liria është duke luftuar për mbijetesë në Superligë këtë stinor, pasi që erdhi nga Liga e Parë.