NË DURRËS
Liria teston sulmuesin e Flamurtarit
20 January, 2018 @18:43
Sulmuesi i Flamurtarit të Vlorës, Ibrahima Abdoulaye Toungara, është duke u testuar aktualisht te Liria e Prizrenit.
Sulmuesi 18 vjeç, që stinorin e nisi te Flamurtari vlonjat, duke regjistruar dy paraqitje për ekipin kuqezi në Kategorinë Superiore, sot ka luajtur për bardhezinjtë e Prizrenit.
Ai pritet që të testohet edhe në ditët në vijim, derisa Liria gjendet në Durrës, ku po kalon fazën përgatitore, pas së cilës do të mirret vendimi për huazimin e tij drejt Lirisë.