BRIGHTON - CHELSEA
Hazard në formë, vjen fitorja për Chelsean
20 January, 2018 @15:20
Përkundër disa mungesave të lojtarëve nga formacioni bazë, Chelsea pa probleme e ka kaluar takimin ndaj Brightonit.
Me një Eden Hazard në formë, Chelsea krijoi epërsi dygolëshe qysh pas 6 minutave dhe më pas gjithçka u bë më e lehtë. Në pjesën e dytë, londinzët shënuan edhe dy herë tjera dhe ndeshja u mbyll me fitore 0-4.
Kjo fitore për Chelsean vjen pas dy barazimeve radhazi në Premier League, ndërsa Brightoni momentalisht ndodhet vetëm 3 pikë larg zonës së ‘ftohtë’.