Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE ZYRTARISHT TE FC MALISHEVA

Liridon Fetahaj prezantohet te Malisheva

Liridon Fetahaj prezantohet te Malisheva


23 June, 2023 @10:47

Futbollisti i Lirisë, Liridon Fetahaj, ashtu siç u tha dje në TopSporti.com u zyrtarizua te Malisheva sot, ndërsa ekipi ka bërë të ditur se ka kompletuar marrëveshjen për lojtarin.

Fetahaj, që ka qenë njëri ndër lojtarët kyq të Lirisë në stinorin e inkuadrimit të tyre në Superligë, është ndarë me ekipin me t’i përfunduar kontrata, ndërsa ka kaluar te ekipi i tij i ri edhe zyrtarisht sot.

“Klubi njofton se ka kompletuar marrëveshjen për transferimin e Liridon Fetahajt nga Liria në Malishevë,” — ka shkruar njoftimi i FC Malisheva.

Përndryshe, Malisheva qe dy stinorë është pjesë e rregullt e Superligës, ndërsa ditë më parë emëruan trajnerin e ri të ekipit, të rikthyerin Senad Alirifa.◼️


 
Të gjitha lajmet nga