NB 1

Lirim Kastrati lëndohet, mungon për afro një muaj
5 September, 2022 @22:51
Mbrojtësi i Kosovës, Lirim Kastrati, ka pësuar një lëndim që do ta lë disa javë jashtë fushave. Njoftimin e ka bërë vetë lojtari në llogarinë e tij personale të Instagramit, ndërsa Lirimi u zëvendësua në minutën e 19 të ndeshjes pasi që u lëndua.
“Do të mungoj për disa javë për shkak të lëndimit. Shpresoj të shërohem shpejt dhe të kthehem në fusha për t’i ndihmuar ekipit,” ka shkruar ndër të tjera Kastrati në llogarinë e tij.
Lirim Kastrati 23-vjeçar është duke e kaluar stinorin e tretë te Ujpest në elitën e futbollit hungarez, ndërsa ftohet rregullisht edhe te Kosova.
Kësaj radhe, ai do të mund të mungojë në ndeshjet e fund-shtatorit, kur Kosova luan ndaj Irlandës Veriore jashtë dhe Qipros brenda.