Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FFK BËN SHOW ME FTESA

Lista e re e Kosovës! Shtohen tre, hiqet një

Lista e re e Kosovës! Shtohen tre, hiqet një


12 November, 2022 @9:04

Pa asnjë komunikatë, njoftim apo çkado, Federata e Futbollit e Kosovës ka fshirë listën e postuar të lojtarëve të ftuar nga Alain Giresse të botuar pak pas orës 14:25 dje, për ta zëvendësuar atë me një tjetër, disa orë më vonë.

Lista prej 20 lojtarëve të ftuar nga Giresse, është zëvendësuar me një listë tjetër, ku përfshihen 22 lojtarë, ndërsa njëri prej listës së parë është larguar. Pra, janë shtuar tre emra te lista e re, ndërsa është hequr një emër nga lista e parë!

Ermal Krasniqi i Ballkanit dhe Kreshnik Hajrizi i Luganos janë emrat që kanë plotësuar 22-shen “e dytë” të Giresseit, ndërsa Toni Domgjoni i Vitesses është larguar nga lista, për tu zëvendësuar me Eris Abedinin e Winterthurit!

Kosova

Papërgjegjësi e madhe e Federatës apo diçka tjetër në këtë aspekt, mos llogaridhënie, me një zëvendësim “edit” në rrjete sociale si dhe të njëjtën në web-faqe - ka mjaftuar! Aspak nevojë për shpjegim për këtë zëvendësim, qoftë edhe lëshim të dikujt në “photoshop” nga njerëzit që mbajnë Federatën “më të pasur” si me lojtarë ashtu edhe me të holla në Kosovë, natyrisht edhe nga publiku, prandaj është më i ndjekuri.

Armend Thaqi i Ballkanit bashkë me Arbër Hoxhën e Slavenit as në listën e dytë nuk e ka shtuar selektori, ndërsa dyshja janë vlerësuar si lojtarët më në formë të Kosovës në muajt që i lamë pas.

E për duelet e Kosovës të datave 16 e 19 nëntor, pritet të shihet se sa do të mbushet stadiumi Fadil Vokrri për miqësoret jopopullore ndaj Ishujve Faroe dhe ndaj Armenisë.

LISTA E PLOTË E (RE) LOJTARËVE:

Visar Bekaj - Tirana (ALB);
Jozef Pukaj - Winterthur (SUI);
-
Ibrahim Dresevic - Karagumruk (TUR);
Lirim Kastrati - Ujpest (HUN);
Ilir Krasniqi - Llapi (KOS);
Jetmir Haliti - Mjallby (SWE);
Donat Rrudhani - Young Boys (SUI);
Lumbardh Dellova - Ballkani (KOS);
Kreshnik Hajrizi - Lugano (SUI);
-
Leart Sadriu - Mura (SLN);
Uran Bislimi - Lugano (SUI);
Lindon Emërllahu - Ballkani (KOS);
Muharrem Jashari - Drita (KOS);
Blendi Idrizi - Regensburg (GER);
Jetmir Topalli - Istanbulspor (TUR);
Eris Abedini - Winterthur (SUI);
Agon Sadiku - Honka (FIN);
-
Arianit Ferati - Fortuna Sittard (NED);
Ermal Krasniqi - Ballkani (KOS);
Valmir Veliu - Gaziantep (TUR);
Mirlind Daku - Mura (SLN);
Lirim Kastrati - Fehervar (HUN).

Shiko këtu listën e mëparshme të FFK-së me ftesat e Giressit

Kujtojmë, Kosova do të ndeshet me Armeninë më 16 nëntor si dhe me Ishujt Faroe më 19 nëntor. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin Fadil Vokrri, ndërsa stërvitja e parë e ekipit me lojtarët e ftuar pritet të bëhet të hënën më 14 nëntor me fillim prej orës 18:30.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova