LIVERPOOL 4-0 MANCHESTER UNITED

Liverpool deklason Manchester Unitedin dhe bëhet lider
19 April, 2022 @23:30
Një paraqitje monumentale e Liverpoolit sonte ndaj Manchester Unitedit në Anfield Road, derisa ekipi i Jurgen Klopp ka bërë gjithçka në fushë për të fituar bindshëm dhe sigurt lojën, me 4-0 [Diaz 5, Salah 22, Mane 68, Salah 85] përfundimtare.
Nëse mirret parasysh fitorja e këtij sezoni në tetor të vitit 2021, Liverpool bëhet ekipi i parë në histori të Premier Ligës që i shënon Manchester Unitedit së paku tetë gola në një sezon!
Fitorja, ka bërë që ekipi i Kloppit të dalë në krye të renditjes tabelare, duke vënë tash presion te Manchester City i Pep Guardiolës, që do të detyrohet të fitojë Brightonin për të rimarrë kreun.
Manchester United mbetet i gjashti, derisa në ndeshjen e radhës udhëtojnë në Emirates për tu përballur me të pestin në renditje, Arsenal.
Thiago Alcantara në mesfushë ka qenë briliant sonte te Liverpooli, ndërsa Manchester United u shthur totalisht!