Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RREGULLAT

Liverpool do të duhet të festojë titullin në terren neutral

Liverpool duke festuar Ligën e Kampionëve

Liverpool do të duhet të festojë titullin në terren neutral


29 May, 2020 @16:33

Në ndeshjen që Liverpool do të kërkojë triumfin për titullin e parë të Premier Ligës dhe të parin në elitën e futbollit anglez pas 30 vjetëve, trofeun do të duhet ta ngris në terren neutral.

Kështu ka bërë të ditur sot BBC Sports, pasi që Premier Liga ka përcaktuar ndeshjet me rrezik të lartë, për t’i ikur festave të pakontrolluara të tifozëve pranë ekipeve të tyre.

Zëvendës shefi i policisë angleze, Mark Roberts, ka thënë se gjashtë ndeshje të mbetura të stinorit janë paraparë të zhvillohen me forca të shtuara policore dhe atë në terren neutral.

Diskutimet me Premier Ligën është thënë të kenë qenë pozitive dhe me fokus të lartë në shëndetin publik.

NDESHJET QË PLANIFIKOHEN TË LUHEN NË TERRENE NEUTRALE:

Manchester City - Liverpool
Manchester City - Newcastle United
Manchester United - Sheffield United
Newcastle United - Liverpool
Everton - Liverpool
Ndeshja ku Liverpool pritet ta sigurojë titullin.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League