PREMIER LEAGUE

Foto: TalkSport
Liverpool në krizë, diskutohet e ardhmja e Klopp
8 March, 2021 @10:02
Liverpool po kalon në një formë të dobët dhe kjo ka bërë që ata të shpallen një klub në ‘krizë’.
Kriza e The Reds mund të ngjallë pikëpyetje mbi të ardhmen e trajnerit Jurgen Klopp.
Këtë e ka thënë për TalkSport, ish-lojtari i Arsenal, Perry Groves. Anglezi ka thënë se Klopp nuk po e udhëheqë skuadrën me lidership.
“Liverpool po kalon në një krizë. Ata i kanë humbur të gjashtë [ndeshjet në shtëpi] dhe kanë shënuar dy gola në tetë të fundit në shtëpi. Unë nuk mendoj se Jurgen Klopp po bën punën e tij siç duhet për momentin. Ai nuk po tregon cilësi udhëheqëse.” shtoi Groves.