KONFIRMOHET

Liverpool pranon ofertën e Bayernit për Manen
17 June, 2022 @16:28
Nënkampioni i Anglisë dhe i Evropës, Liverpool, ka pranuar ofertën e Bayern Munchenit për sulmuesin senegalez Sadio Mane.
Oferta prej 41 milionë eurosh është aprovuar nga klubi prej Anfield Road-it, ndërsa sipas informatave nga BBC Sport, klubi do të pranojë 32 milionë euro menjëherë, ndërsa 6 milionë euro tjera janë të kushtëzuara me paraqitjet e senegalezit e 3 milionë euro tjera me arritjet e ekipit dhe ato individuale të Manesë.
Liverpooli kishte refuzuar dy ofertat e para të Bayernit, para se të pranojë këtë të fundit për sulmuesin 30-vjeçar, kontrata e të cilit me ekipin anglez përfundon në qershor të vitit të ardhshëm.
Në sezonin që e lamë pas, Mane shënoi 23 gola në të gjitha garat për të kuqtë e Anfield-it.