Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PORTO - LIVERPOOL

Liverpool shkëlqen në “Dragao”

Liverpool shkëlqen në “Dragao”


28 September, 2021 @23:15

Liverpool që ka nisur bukur mirë Premier Ligën, të njëjtën formë po e vazhdon edhe në Champions League.

Djemtë e drejtuar nga Jurgen Klopp kanë kaluar pa shumë probleme, me lojë tepër të sigurtë dhe me sulme vrasëse kundërshtarin e radhës në grup.

Pas Milanit në xhiron e parë, tash Liverpool ka deklasuar Porton në Dragao, për ta mposhtur 1-5 [Taremi 74 - Salah 18, 60, Mane 45, Firmino 77, 81] në fund.

Me fitore, Liverpool ka pikë maksimale në grup, ndërsa ndiqet nga Atletico që siguroi sonte fitoren e parë, duke e mposhtur Milanin në frymë të fundit. Dy skuadrat kryesuese të grupit, takohën në dy xhirot e radhës në Champions. Ndërsa Porto e treta e Milan i katërti pa fitore, ndeshen mes veti në xhiron që vjen të Grupit B të Champions.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League