LLAPI
Llapi fillon përgatitjet në Ohër
22 June, 2021 @23:18
Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi, sot ka mbajtur seancën e parë stërvitore në qytetin e Ohrit, ku po qëndron në kuadër të fazës përgatitore për garat ndërkombëtare.
Stërvitja e sotme që u mbajtë në pasdite, zgjati rreth 1 orë e gjysmë, ndërsa prezentë ishin që të gjithë futbollistët që janë në dispozicion.
Skuadra nesër mbanë seancë stërvitore në mëngjes, ndërsa pasdite zhvillon ndeshje kontrolluese me nënkampionin e Kosovës, Dritën.